Bënte thirrje se do digjte fletët e votimit, incident në Fier, policia shoqëron të riun

Apr 25, 2021 | 20:06
SHPËRNDAJE
foto e publikuar nga BW
foto e publikuar nga BW

Teksa procesi i votimit u mbyll në qytetin e Fierit, një i ri ka shkaktuar një incident kur është shfaqur me një shishe në dorë që dyshohet se përmbante lëndë djegëse.

Në momentet kur në një qendër votimi në Njësinë Administrative Libofshë po nxirreshin kutitë e votimit për t’u transportuar në qendrat e numërimit, ai ka bërë thirrje se do t’i djegë.

Mësohet se ai është shoqëruar në Komisariat nga policia e cila ka nisur hetimet mbi ngjarjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura