Bënë rolin e transportuesit të vrasësit të Ari Papës në Greqi, zbardhen emrat e të arrestuarve për atentatin ndaj 32-vjeçarit nga Saranda

Mar 18, 2023 | 20:41
SHPËRNDAJE

Janë zbardhur emrat e të arrestuarve për vrasjen e 32-vjeçarit nga Saranda, Ari Papës, në Greqi dy vite më parë.

-640-0-43d9c3b4cb173f909928922f7cd629a3

Burime për Panorama.al bëjnë me dije se taksisti shqiptar i arrestuar për këtë çështje është Juljan Ymer Ymeri, lindur me 23.02.1977 nga Tirana. Ymeri rezulton në skedat e policisë greke se ka edhe emrat Ervin e Beniamin si dhe mbiemrin Rexhepi.

Ndërsa shtetasi grek i arrestuar për këtë ngjarje, quhet Fotios Stavrou, i vitlindjes 1967. Të dy personat e mësipërm kanë marrë pjesë në vrasje si transportues me automjet të ekzekutorit, i cili është ende i paidentifikuar dhe mendohet se fshihet në Shqipëri.

Ndërkohë taksisti shqiptar rezulton me precedentë për trafik klandestinesh.

Kujtojmë se Ari Papa u vra në 30 maj 2021 në një lokal në Sepolia të Athinës.

Papa i ka shpëtuar 3 atentateve të mëparshme ndërkohë që rezulton i përfshirë në një grup kriminal në Greqi për trafik droge dhe vrasje.

Ari Papa konsiderohet një nga personazhet e rëndësishme të mafies shqiptare në Greqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura