Basha: Plani ynë qeverisës konkret dhe i zbatueshëm, taksa e sheshtë 9%

Apr 22, 2021 | 22:51
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati, Lulzim Basha tha se programi qeverisës i brë publik nga Partia Demokratike është konkret dhe i zbatueshëm, pasi është hartuar nga ekspertë më të zotë të vendit, me ndihmë dhe certefikim ndërkombëtar.

lulzim basha

Lulzim Basha: Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të garantojë punë dhe mirëqenie për banorët e saj. Për tetë vite me radhë kjo nuk ka ndodhur, arsyeja është mjaft e thjeshtë. Edi Rama premtoi, por jo vetëm nuk i bëri realizim por shkoi në drejtimin e kundërt. Premtoi uljen e taksave i ngriti ato, premtoi uljen e çmimit të energjisë e rriti atë, premtoi uljen e çmimit të naftës e rriti atë, premtoi më pak taksa për 95.7% të shqiptarëve i rriti të gjithë, me përjashtim të taksës së jashtme që ja uli oligarkëve. Pra në çdo premtim ai ka dështuar. Tetë vite dështime na kanë sjellë në këtë pikë ku jemi. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë, Shqipëria është një vend i pasur, shqiptarët janë njerëz punëtorë, shqiptarët janë njerëz të aftë, të talentuar. Provat i kemi sepse kur dalin jashtë shkëlqejnë në vende ku nuk flitet gjuha e tyre, ku janë larg familjes, larg shoqërisë.

Atëherë cila është arsyeja që nuk mund të kemi në vendin tonë mundësi për punë, për paga, për mirëqenie, për siguri. Arsyeja është fare e thjeshtë. Keqqeverisja, është përqendrimi i pushtetit në një palë duar, është mbytja e iniciativës private, është mungesa e shtetit të së drejtës dhe këto janë pikërisht zgjidhjet jo premtimet.

Mentor Kikia: Çfarë do bëhet?

Lulzim Basha: Unë të dëgjova me shumë durim. Të paktën aq sa formulove pyetjen dëgjo dhe përgjigjen.

Mentor Kikia: Nuk ishte thjesht pyetje ishte dhe një parashtrim i një lloj situate.

Lulzim Basha: Mund ti japësh kandidatit për kryeministër kohën të përgjigjet? Plani ynë nuk vjen si një prodhim para-elektoral. Ju vetë keni qenë pjesëmarrës në dhjetëra tavolina me grupet e interesit që ka nisur për më shumë se 2 apo 3 vjet, qindra ekspertë përfshirë edhe ekspertë të huaj. 3 janë etapat në të cilat ka kaluar plani sfidat, problemet e përditshme të shqiptarëve nga të papunët tek familjet në nevojë ekonomike, nga fermeri tek sipërmarrja e vogël, nga biznesi prodhues tek ai eksportues, nga studentët tek pensionistët. Të gjitha problemet i kemi prekur. Dy, mundësitë reale të vendit. Pra jo të premtojmë hënën, por mundësitë reale të vendit për ti kapërcyer këto probleme. Dhe tre, zgjidhje të zbatueshme. Dhe zgjidhjet që ne kemi formuluar në programin tonë janë të gjitha të zbatueshme dhe të përllogaritura, të faturuara për buxhetet e 4 viteve të ardhshme të qeverisë time. Është programi më serioz, i hartuar nga ekspertë më të zotë të vendit, me ndihmë dhe çertefikim ndërkombëtar. Dhe me votën e shqiptarëve duke nisur nga data 25 Prill ne jemi gati për zbatimin e këtij programi.

Programi ynë fiskal, taksa 9%, tatim fitimi 9% për bizneset 140 milionë lekë të vjetra. Tatimi mbi të ardhurat personale 9% për pagat mbi pagën minimale, paga minimale poshtë do të mbetet 0 dhe e pa tatuar. 18% ulja e kontributeve shoqërore. Do të çlirojmë miliona euro energji në ekonominë shqiptare të cilat në vend që të përfundojnë siç përfundojnë sot, fillimisht në arkën e shtetit dhe pastaj në biftekun e Nusret-it do të kthehen në investime dhe do të mbështesin politikat tona për të hapur vende të reja pune për rritjen e pagave dhe të pensioneve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura