Bardhi zbardh propozimet për Komisionin e Reformës Zgjedhore: Bylykbashi do jetë bashkëkryetar. S’ka ardhur dita që Rama të diktojë përfaqësuesit e opozitës

Sep 19, 2023 | 14:27
SHPËRNDAJE

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zbardhur pas përfundimit të mbledhjes së mbajtur midis deputetëve të opozitës, propozimet për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Nga Kukësi, Bardhi tregoi se gjatë mbledhjes ëshët diskutuar për agjendën parlamentare të kësaj jave ku fokus ishte Reforma Zgjedhore. Sipas tij, është e papranueshme që në dy vite komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat.

“Jemi ndalur në agjendën parlamentare të javës që vjen ku në fokus ka qenë Reforma Zgjehdore. Sot, Grupi Parlamentar ka autorizuar kryetarin e grupit që të propozojë projektvendimin për ngrijten e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përbërjen e këtij komisioni. Bashkëkryetar është çaktuar z.Oerd Bylykbashi, ndërsa anëtarë propozohen deputetët:
Dhurata Çupi, Dash Sula, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj;

Aleatët: Shpetim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili.

Brenda kësaj jave del raporti për zgjedhjet vendore dhe pjesë e punës së këtij komisioni do të duhet të bëhen rekomandimet dhe së dyti në gjykimin tonë komisioni do të duhet të asistohet nga ekspertët e ODIHR. Për ne është e papranueshme që në dy vite komisioni i Reformës zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat”, tha ai.

I pyetur se nëse kryetarja e Kuvendit do të njohë Bylykbashin për një detyrë që tashmë e mban Enkelejd Alibeaj, Bardhi u shpreh se ata nuk ndërhyjnë tek Grupi i PS-së dhe se nuk beson se ka ardhur dita që Edi Rama të diktojë se kush do të jetë bashkëkryetari që përfaqëson opozitën

“Bëhet fjalë për përfaqësues të Grupit të PD-së. Se kush përfaqëson grupet parlamentare, ato i propozon kryetari dhe i voton Kuvendi. Ne nuk i ndërhyjmë Grupit të PS-së dhe besoj se nuk ka ardhur ende dita që Edi Rama të na diktojë se kush do të jetë bashkëkryetari që do të përfaqësojë opozitën në Komisionin e Reformës Zgjedhore.”- tha Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura