“Babëzi, vjedhje, kriminela”- Banorët e Bërxullës të irrituar me ministren Balluku: Mendon gjithë natën si ta vjedhë këtë popull. Këta nuk ngopen

Mar 28, 2023 | 11:20
SHPËRNDAJE

Banorët e Bërxullës që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar që dolën këtë të martë në protestë paralajmëruan se protesta e tyre do të përshkallëzohet.

Një nga protestuesit tha se firma dhe ministria e Infrastrukturës duhet të japë shpjegime se si do të zhvendoset linja e interkonjeksionit.

“Nuk lejohet me ligj, ke shkel rregulloren e sigurimit teknik e aty do ketë viktima nëse do bëhet. Firma s’diten asgjë për punën e linjës, atë e ka OST thanë. Ajo fjalë që nuk lëviz linja është shumë e gabuar se ajo linjë nuk dihet se sa dëm ekonomik do i bëjë banorëve nga zhvendosja. Ndaj këtu heshtin sepse duan ta bëjnë gjurmën e rrugës e këtu të vijë linja do ketë përballje tjetër. [ërballja tjetër do jetë shumë më e fortë se kjo përballje”, tha ai.

Ndërkohë që banorët kanë akuzuar ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku si më të papërgjegjshmen.

“Ca mesazhi t’i bëj unë ministres së Infrastrukturës, i kemi bërë të ditura asaj zonje, ato mendojnë gjithë natën si ta vjedhin këtë popull nuk ngopen. Ka arrit me më të varfërit i marrin e pronën, i more pronën i ke marrë shpirtin. Se ca thirrje t’i bëj, ajo është ministrja më e papërgjegjshme, unë 54 vjec burrë më papërgjegjshmëri se kjo qeveri s’kam parë në jetën time.

këtu ka babëzi, vjedhje, kriminela. Hiq një drejtor hajdut vë një tjetër hajdut, hiq një ministër hajdut vë një tjetër hajdut. Këtu vetëm vetëgjyqësia ka ngelur shpresë nuk ka.
Prokuroria e gjykatat e dinë të gjithë këtë e nuk reagon asnjënjeri”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura