Atentati në Don Bosko, detaje të reja nga hetimet: Nikoll Sherrniku rekrutoi persona të tjerë për siguruar bazën materiale, policia pikasi gjurmët e tyre në…

Jun 8, 2023 | 20:29
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbardhur sa i përket atentatit në Don Bosko, ku humbi jetën Mimoza Paja dhe u plagosën 6 persona të tjerë.

Capture

Gazetari i Panorama Tv, Ervin Leka bën me dije se burimet nga grup hetimor janë shprehur se ka dyshime të forta se Nikoll Sherrnikiu ka rekrutuar persona të tjerë për të siguruar bazën materiale gjithashtu dhe mjeti BMW  i cili u gjet pjesërisht i djegur në fshatin Likmetaj në Manzë të Durrësit targat të cilat kanë rezultuar se kanë ardhur nga Gjermania.

Mësohet se gjurmët e gishtave të gjetura jo vetëm në targë por edhe në disa pjesë të tjera të mjetit kanë ndihmuar grupin hetimor.

Më pas policia e shtetit shqiptar ka dërguar edhe disa letërporosi drejt shtetit gjerman por edhe Kosovës aty ku dyshohet se kanë lëvizur personat e tjerë të përfshirë, burimet thonë se bëhet fjalë për 2 autorë të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryen atentatin.

Policia është afër dokumentimit të plotë të ngjarjes e cila u regjistrua mbrëmjen e 13 marsit në lokalin e Fatjon Muratit. Ngjarje e cila la pas një viktimë të pafajshme, Mimoza Pajën e cila punonte si kameriere dhe u plagosën 6 të tjerë, mes tyre dhe mbesa e mitur e viktimës dhe të afërm të Fatjon Muratit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura