Arrestohet brenda burgut të Drenovës një person, shkoi për t’i dhënë çantën me ushqime dhe rroba një të dënuari, por brenda kishte…

Apr 15, 2024 | 20:22
SHPËRNDAJE

Një person është arrestuar brenda ambienteve të burgut të Drenovës në Korçë.  Sipas informacioneve nga policia bëhet e ditur se një shtetas ka shkuar për të dërguar ushqime dhe rroba për një të afërm por gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur në xhepin e çantës 2 boçe lëndë e dyshuar kanabis sativa.

burgu i drenoves

Sipas policisë shtetasi i arrestuar është identifikuar me inicialet O.K i cili është djali i dajës i një të dënuari dhe çantën po ja çonte si dërgesë nga babai i tij (babai i të arrestuarit)

Ndërkaq ai ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të sasisë së lëndës:-nuk kisha idenë çfarë kishte brenda në çantë, më thanë thjesht ta sjell këtu .

Mësohet gjithashtu se shtetasi që do merrte çantën është dënuar pak ditë më parë për lëndë narkotike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura