Apeli i GJKKO shtyn vendimin për Berishën dhe Malltezin, kur do të zhvillohet seanca e radhës

Nov 20, 2023 | 16:09
SHPËRNDAJE

Apeli i GjKKO ka shtyrë seancën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezin lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

berisha malltezi spak

Pas dëgjimit të palëve, Apeli ka vendosur që seanca e radhës do të zhvillohet ditën e martë, 21 nëntor 2023, ora 11:00.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 20.11.2023, ora 09:00, lidhur me çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, pasi dëgjoi palët, i dha fund shqyrtimit gjyqësor po në datë 20.11.2023, ora 16:00, dhe urdhëroi shtyrjen e shpalljes së vendimit në datë 21.11.2023, ora 11:00”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë ankimuar vendimin e GJKKO-së që la në fuqi masat e sigurisë ndaj tyre për çështjen Partizani.

Ndaj ish-kryeministrit është dhënë masa detyrim paraqitje dhe i është bllokuar pasaporta. Ndërsa Jamarbër Malltezi ndodhet në qeli nën masën “arrest me burg”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura