Analizë statistikore e dy ndeshjeve tona të para

Jun 22, 2024 | 9:30
SHPËRNDAJE

NGA EDUARD ZALOSHNJA Eduard Zaloshnja

Të dhënat statistikore të ko mpanisë së mirënjohur “FlashScore” për dy ndeshjet tona të para në “Euro 24” (kundër Italisë dhe Kroacisë) tregojnë se ne shënuam më shumë gola se sa ishin të mundshëm probabilisht në rastet që patëm për shënim. Ndërsa kundërshtarët tanë shënuan pothuaj aq gola sa ishin të mundshëm probabilisht në rastet që krijuan.

Sidoqoftë, rasti i mirë që pati Rei Manaj për shënim në minutën e ’90 me Italinë do të na kishte dërguar në kuotën e 4 golave dhe të 2 pikëve shumë të vlefshme deri më sot…

Po si janë statistikat në përgjithësi për dy ndeshjet tona të para? Siç demonstrohet në tabelën e mëposhtme përmbledhëse, kemi qenë inferiorë në të gjitha statistikat, përveç faktit që kemi shënuar më shumë gola se sa ishin të mundshëm probabilisht. Por sidoqoftë, inkurajuese për ndeshjen e vështirë që na pret me Spanjën është një statistikë shumë e rëndësishme:

Ne kemi goditur 9 herë në kuadratin e portave kundërshtare, përkundrejt 10 herëve që na e kanë goditur ata…

66753047e4859jess

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura