Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studime Europiane, Jeton Halimi ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se po bën populizëm përmes vendimeve të fundit.
“Duhet të marrë mbi supe dhe të nisë zbatimin e gjithë marrëveshjeve dhe të mos merret me populizëm. Ky don me kamuflue themelimin e asociacionit me këto lojëra rritjen e buxhetit për ushtrinë. Albin Kurti dhe Vetevendsja ka ardhur në pushtet me premtimin se nuk do të themelojë kurrfarë Zajednice”, tha ai.
Në nje intervistë per Panorama, TV Jeton Halimi u ndal tek vendimi i kryeministrit Kurti për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve për serbët e Kosovës, për të cilin tha se me këtë qëndrim “po i fryn zjarrit”.
Jeton Halimi: Unë mendoj që Kurti po i fryn zjarrit dhe mendoj se duhet të fillojë zbatimi i marrëveshjeve të arritura një vit më parë. Dhe mos mbajtja e zgjedhjeve me një kusht të vetëm dihet shumë qartë që z.Kurti bën populizëm dhe i ka rënë përqindja me marrjen e gatishmërisë e themelimit të Zajednicës.
Mundohet t’i mbulojë këto, me i rikthye këto me faktin se nuk i lë serbët e Kosovës me i mbajt zgjedhjet.
Duhet të marrë mbi supe dhe të nisë zbatimin e gjithë marrëveshjeve dhe të mos merret me populizëm. Ky don me kamuflue themelimin e asociacionit me këto lojëra rritjen e buxhetit për ushtrinë. Albin Kurti dhe VV ka ardhur në pushtet me premtimin se nuk do të themelojë kurrfarë Zajednice.
Me 5000 ushtarë dhe 800 rezervë, nuk mund të mbrohet Kosova, po mos ishin forcat e KFOR. E përkrahim rritjen e buxhetit për ushtrinë por jo me populizëm se ato nuk janë paret e Albin Kurtit, por janë buxhet i shtetit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al