Aksident në Pogradec, një kamionçinë përplas një motomjet, mbetet e lënduar një shtetase italiane

Sep 19, 2023 | 16:44
SHPËRNDAJE

Një aksident është regjistruar në Pogradec, ku e lënduar mbeti një shtetase italiane.

ambulanca-1-780x405-1-500x260

Në aksidentin e ndodhur në aksin nacional Pogradec-Lin, mësohet se janë përfshirë një kamionçinë dhe një motomjet.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërkohë e plagosura është transportuar në spitalin e Pogradecit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura