Aksident në aksin Korçë-Kapshticë/ Motori del nga rruga, 28-vjeçari niset drejt Tiranës në gjendje të rëndë

Oct 6, 2022 | 16:38
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Dobranj.

aksident-motori
Foto ilustruese

Një 28-vjeçar i cili udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Shtetasi K.B. është nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.10.2022, rreth orës 13:20, në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Dobranj, Devoll, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll, duke drejtuar një motomjet pa targa, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi K. B. mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Korçës dhe po transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura