3 largime nga Flamurtari, Halilaj drejt rikthimit te Kukësi

Jun 28, 2017 | 9:41
SHPËRNDAJE

Portieri vlonjat Argent Halilaj, që nuk u përfshi në listën e trajnerit Shpëtim Duro, duket se do të ketë tanimë një tjetër destinacion. “Panorama Sport” zbulon se portieri Halilaj pas ndeshjeve të Kupave të Europës pritet që të veshë sërish fanellën e Kukësit.

Halilaj

Pas lajmit se Halilaj nuk do të jetë më pjesë e Flamurtarit, mësohet se drejtuesit e Kukësit kanë nisur kontaktet me futbollistin. Por Halilaj ka patur këto ditë bisedime edhe me disa ekipe të tjera të Superiores, por ai është më pranë verilindorëve.

Halilaj Kukesi

Ndërkaq, i kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, portieri Argent Halilaj nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje. “Do të flas në një moment të dytë”, tha Halilaj, ndërkohë me një postim në “Facebook” ai ka njoftuar largimin nga kuqezinjtë. “Nga sot nuk do jem më pjesë e Flamurtarit dhe kjo jo me dëshirën time.

Halilajjj

Falënderoj të gjithë tifozët që më kanë mbështetur. Mirupafshim Flamurtar, ndoshta një ditë takohemi përsëri”, shkruan portieri. Halilajt i kishte përfunduar kontrata, por pas ardhjes së portierit Adis Nurkoviç duket se u zbeh mundësia e tij për të qëndruar. Nga Flamurtari është larguar edhe portieri Stivi Frashëri.

KUQI DHE SHEHAJ – Taulant Kuqi dhe Ardit Shehaj janë dy lojtarët e tjerë që konfirmojnë largimin nga Flamurtari. Mesfushori vlonjat Taulant Kuqi largohet nga Flamurtari pas 13 viteve. Kuqi, nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ka falënderuar klubin dhe tifozët.

Kuqi

“Falënderoj klubin e Flamurtarit dhe tifozët e tij të veçantë për përkrahjen e tyre gjatë 13 viteve. Ju uroj suksese në vazhdimësi”, shprehet Kuqi.

Ndërkaq, edhe sulmuesi Ardit Shehaj ka konfirmuar divorcin me Flamurtarin. “Faleminderit Flamurtar. Faleminderit tifozeri vlonjate.

Shehaj

Faleminderit të gjithëve për çdo gjë. Kam kaluar vite të bukura në Vlorë, të mira dhe të këqija qofshin ato. Çdo gjë ka një fund dhe tashmë nuk jam më pjesë e Flamurtarit.

Kam dhënë maksimumin për këtë fanellë me aq mundësi sa kam pasur. Çdo gjë e mbylla në mënyrën më të mirë dhe për këtë kanë meritë të veçantë njerëzit që janë aty edhe sepse e kam dashur me gjithë zemër këtë ekip. I uroj gjithë të mirat ekipit, ishallah lart e më lart.

Më mirë një fund me pak dhimbje, sesa një dhimbje pa fund. Edhe një herë faleminderit të gjithëve”, shkruan Shehaj

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura