Një analist ushtarak e ka krahasuar Serbinë, nën qeverisjen aktuale të Aleksanër Vuçiç, me regjimin komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri.
Aleksandar Radiç po fliste për blerjen e armëve nga qeveria e Vuçiç tek kinezët, duke theksuar se Serbia është i vetmi vend në Evropë që blen armë nga Kina. Këtu ai përmendi regjimin e Hoxhës, duke thënë se edhe Shqipëria në atë kohë ndërtonte masivisht bunkerë dhe furnizohej me armë kineze.
“Nëse e shohim kontekstin historik, gjatë mbretërimit të Enver Hoxhës, Shqipëria prodhonte masivisht bunkerë dhe furnizonte armë kineze. Pavarësisht nga partnerët e saj në politikën e jashtme, Serbia nën autoritetet aktuale fillon disi t’i ngjajë asaj Shqipëria ‘autike’.
Krijohet imazhi se të gjithë po punojnë në kokat tona, se të gjithë po përqendrojnë trupa dhe po përgatiten për sulm, për luftë, se ne duhet të jemi gati për mbrojtje”, u shpreh ai.
© Panorama.al












