Maksi Lopez është lojtari më i ri i Milanit. Klubi kuqezi ka depozituar në Ligë kontratën e ish-sulmuesit të Katanias. Në kanalin televiziv “Milan Channel” është shfaqur fotoja e lojtarit me fanellën e djallit, me shkrimin: “Maksi është yni”. Mësohet se futbollisti është marrë nga kampionët e Italisë në formë huazimi, me të drejtë blerjeje përfundimtare. Argjentinasi ka firmosur një kontratë me kuqezinjtë deri në 30 qershor të 2015-s. Sa i përket çështjes së Tevezit, Galiani ka thënë se argjentinasi mund të vijë vetëm në muajin qershor, pasi momentalisht Siti nuk është dakord me ofertën e kuqezinjve. Kampionët e Italisë kanë paralajmëruar një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme, më saktësisht në orën 13:30, e cila pritet të jetë për prezantimin e Maksi Lopezit si lojtari më i ri i kuqezinjve.











