Dy javë të turbullta për drejtuesin shqiptar, rishfaqet Igli Tare: Ndjehem pak në faj…

Jun 10, 2026 | 11:29

Dy javët e fundit kanë qenë padyshim shumë të vështira për Igli Taren. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare fillimisht pa të shkatërrohej projekti që kishte nisur si drejtues te Milani dhe u shkarkua nga puna nga kuqezinjtë. Sikur të mos mjaftonte kjo, në Shqipëri u desh të jepte dëshmi në SPAK pas akuzave për pastrim parash në dosjen “Balluku”.

milan-igli-tare-770x437

Tare ka preferuar që të qëndrojë në heshtje në këtë periudhë, edhe për shkak të këtyre situatave të krijuara, por në mënyrë të papritur është shfaqur dje në darkën e fundit të sezonit të “Milan Club Old Clan” në Milano, ku ishte ftuar nga organizatorët.

“Pranova këtë ftesë me kënaqësi të madhe dhe krenari, pasi kur mbërrita vitin e kaluar, takimin e parë e bëra me ju dhe mora menjëherë atë që kam dashur gjithmonë, dashurinë për këtë fanellë dhe këto ngjyra.

Ndjehem pak në faj, pasi në javën e fundit, nuk ia dolëm që të çonim Milanin në Champions. Por mbetet diçka, Milani është më i madh se të gjithë. Dhe ndonëse vetëm për një vit, për mua ka qenë një nder i madh të punoj për këtë klub dhe do të jeni gjithmonë kudo që të jem”, ishin fjalët e Tares para pjesëtarëve të grupit të tifozëve historikë të Milanit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura