Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me pseudonimin Cllevio, është paraqitur në ambientet e GJKKO ditën e sotme.
Ai është paraqitur edhe më parë në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me gjyqin e Laert Haxhiut, në lidhje me një episod të tensionuar mes tij dhe reperit tjetër, Rigels Rajku, i njohur si Noizy.
Thirrja e Clevios dyshohet se ka të bëjë me tritolin e vendosur ndaj njërit prej bizneseve të reperit Noizy.
Lidhur me këtë ngjarje ka hedhur dritë i penduari i drejtësisë Artan Tafani, ish-pjesë e bandës së Laert Haxhiut.
Tafani dëshmoi se tritoli u vendos me urdhër të Haxhiut, pasi ia kishte kërkuar e ëma e Clevios të bënin diçka ndaj Noizy. Kjo pasi, Noizy dhe Clevio ishin përfshirë në një sherr kohë më parë në Durrës.
© Panorama.al











