Një armë pistoletë tip “Glock” u gjet sot në orët e para të mëngjesit e hedhur në një nga lulishtet në shëtitoren “Naim Frashëri” të Sarandës mbi plazhin “Centrali”.
Armën e zjarrit e kanë pikasur efektivë të Policisë Bashkiake të Sarandës.
Ata kanë siguruar vendin e ngjarjes deri në ardhjen e efektivëve të Komisariatit të Policisë Sarandë. Menjëherë nisën hetimet e policisë dhe pas verifikimeve rezultoi se arma ishte imitim me sfera plastike që ka ngjashmëri me armën e zjarrit
© Panorama.al












