Tekniku i Vllaznisë, Mirel Josa, ka firmosur edhe për një vit me këtë skuadër. Burime pranë klubit kanë bërë të ditur se mes teknikut Josa dhe presidentit Fushaj është gjetur një akord për vazhdimësinë. Trajneri tiranas do të jetë në krye të Vllaznisë edhe për sezonin e ardhshëm, duke nisur në këtë mënyrë “Epokën 3” në krye të kësaj skuadre. “Rinovuam me Josën, pasi gjat këtij sezoni ai ka bërë një punë shumë të mirë me ekipin. Në drejtimin e tij duam që të kalojmë të paktën një tur në Ligën e Europës dhe të synojmë titullin për sezonin tjetër në Superiore”, ka pohuar presidenti i Vlallnisë, Valter Fushaj.











