Zyrtare, Çelsi shkarkon Ançelotin

May 23, 2011 | 13:07

Karlo Ançeloti nuk do të jetë më trajneri i Çelsit. Pasi ka  humbur edhe në ndeshjen e fundit 1-0, edhe pse ekipi i tij nuk kishte asnjë objektiv në fushën e Evertonit, drejtuesit e klubit blu kanë vendosur ta largojnë italianin nga stoli i tyre. Merr fund kështu një telenovelë që e ka shoqëruar Anglinë pothuajse gjatë gjithë pjesës së dytë të sezonit. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht në faqen e klubit. “Tani kemi një takim, por nuk e di kur do të mbahet. Më duhet të pres. Tani që mbaroi gjithçka, klubi duhet të vlerësojnë punën time”, – tha 51-vjeçari pas ndeshjes. Pak orë më parë ai kishte pranuar se kërkon të shmangë me çdo kusht kthimin në Itali dhe, se për të qëndruar në Londër ishte gati të ulej edhe në stolin e Uest Hemit, i cili do të luajë në Championship sezonin e ardhshëm. “Klubi i Çelsit mund t’iu konfirmojë se marrëdhënia me trajnerin Ançeloti është ndërprerë. Pronari dhe bordi dëshirojnë të falënderojnë Karlon për kontributin dhe arritjet e skuadrës, pasi u ul në stolin e saj në korrik të 2009-ës, megjithatë, paraqitjet e këtij sezoni kanë qenë larg pritshmëris”, thuhej në deklaratën e Çelsit.

© Panorama.al

Te lidhura