Lacio i Lorik Canës ka fituar minimalisht ndaj Zyrihut, Vorskla e Dallkut dhe Januzit humbet në shtëpi me Standart Liezhin, ndërsa Hanoveri i Altin Lalës fitoi në transfertë ndaj Kopenhagenit.

Një mbrëmje e gëzueshme për dy nga katër legjionarët shqiptarë, që luajnë ende me skuadrat e tyre në Ligën e Europës. Kështu, Lorik Cana iu gëzua jo vetëm fakti se luajti si titullar dhe për herë të parë nuk u zëvendësua nga trajneri Edi Reja, por edhe se skuadra e tij, Lacio, fitoi minimalisht falë golit të Kristian Brokit ndaj zviceranëve të Zyrih. Cana bëri një paraqitje të mirë, por si gjithnjë nuk i shpëtoi edhe ndëshkimit me karton të verdhë. Sakaq, Lacio është ngjitur në vend të tretë me pikë të barabarta (5) me Vasliu, ndërsa grupi kryesohet nga Sportin Lizbona. Në grupin tjetër, Armend Dallku dhe Ahmed Januzi luajtën që të dy si titullarë me Vorsklan në ndeshjen shtëpiake ndaj blegëve të Standart Liezhit, por edhe pse shkuan të parët në avantazh, ukrainasit nuk arritën që të mbronin rezultatin, duke u mundur 2-1. Dallku u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 45-të, ndërsa Januzi u zëvendësua nga Gromov në minutën e 85-të. Po në këtë grup, Altin Lala nuk luajti për asnjë sekondë edhe pse ishte i gatshëm në stol në transfertën e vështirë të Hanoverit në Danimarkë ndaj Kopenhagenit. Pas nde-shjeve të katërta në këtë grup, kryeson Standard Liezh me 8 pikë, i ndjekur nga Hanover, po me tetë pikë, Kopenhagen, 4 pikë dhe në fund Vorskla Poltava, me vetëm 1 pikë. Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes së djeshme bie në sy humbja e Udinezes në Spanjë nga Atletiko Madrid si dhe fitorja e mundimshme e Beshiktashit në Stamboll ndaj Dinamos së Kievit. Ndeshjet e 5-ta në grupe luhen pas dy javësh.
Europa League
Grupi A
Rubin Kazan-Totenham 1-0
Shënues: Natço 56′
Shamrok-PAOK Selanik 1-3
Shënues: Denehi 51’/ Salpingidis 8′, 38′, Fotakis 36′
Grupi B
Kopenhagen-Hanover 1-2
Shënues: N´Doje 67’/ Shlaudraf 71′, Stindl 74′
Vorskla-Standard Liezh 1-3
Shënues: Kurilov 5’/ Seijas 17′, Kanu 45′, Tshité 74′
Grupi C
Legia-Rapid Bukuresht 3-1
Shënues: Radoviç 51′, 69′, Kusharcik 90’/ Teikseira 65′
PSV-Hapoel Tel Aviv 3-3
Shënues: Vijnaldum 12′, Toivonen 59′, Strotman 87’/ Damari 10′, Temile 33′, 47′
Grupi D
Vaslui-Sporting Lisbonë 1-0
Shënues: Zmeu 30′
Lazio-Zyrih 1-0
Shënues: Broki 62′
Grupi E
Beshiktash-Dinamo Kiev 1-0
Shënues: Korkmaz 68′
Makabi Tel Aviv-Stoke 1-2
Shënues: Kolauti 90’/ Uitehed 51′, Krauç 64′
Grupi F
PSG-Slovan Bratislava 1-0
Shënues: Pastore 63′
Salzburg-Ath.Bilbao 0-1
Shënues: Herrera 37′
Grupi G
Austria Vjenë-AZ Alkmar 2-2
Shënues: Ortleshner 58′, Barazite 61’/ Elm 19′ (p), Vernblum 45′
Metalist Karkiv-Malmo 2-1
Shënues: Tajson 46′, 56’/ Ranegie 66′
Grupi H
Birmingam-Klub Bryzh 2-2
Shënues: Bosezhur 55′, King 74′ (p)
/ Meunier 39′, Akpala 44′
Braga-NK Maribor 5-1
Shënues: Lima 4′, Alan 7′, Elderson 38′, Vinicius 85′, Merida 90’/ Volas 62′
Grupi I
Atl.Madrid-Udinese 4-0
Shënues: Adrian 6′, 12′, Diego 36′, Falkao 67′
Sëllitk-Renë 3-1
Shënues: Stokes 30′, 43′, Hoper 82’/ Mangane 2′
Grupi J
Shalke-AEK Larnaka 0-0
Steaua B.-Makabi Haifa 4-2
Shënues: Tatu 13′, Kostea 28′, Tanase 64′, 84’/ Meshumar 36′, Katan 40′
Grupi K
Tuente-OB Odense 3-2
Shënues: Hoeg 35′ (autg), Landzat 37′, Lerua Fer 82’/ Fall 11′, 62′
Fulham-Visla Krakovë 4-1
Shënues: Daf 5′, Xhonson 30′, 57′, Siduell 79’/ Kirm 9′
Grupi L
AEK Athinë-Lokomotiv Moskë 1-3
Shënues: Leonardo 60′ (p)/ Glushakov 50′, Maikon 72′, Ignatiev 80′
Anderleht-Shturm Graz 3-0
Shënues: Zhilet 23′, Suarez 73′, Suter 81′











