Zv.kryeministrja e pandehur nga SPAK, ish-prokurori: Balluku mund të qëndroj në detyrë deri në një masë sigurie dhe të shkarkohet si Veliaj

Nov 3, 2025 | 22:46

Ish-prokurori i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, ka komentuar rastin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK, pasi Prokuroria e Posaçme i komunikoi akuzën për “shkelje të barazisë në tendera”, në lidhje me projektin e Tunelit të Llogarasë.

Screenshot 2025-11-03 224355

I ftuar në në “Log.” në News24,  Muçi ka sqaruar se Balluku mund të vazhdojë ushtrimin e detyrës deri në momentin që ndaj saj të merret një masë sigurie që ndalon ushtrimin e profesionit.

“Balluku mund të vijojë nën detyrë derisa ndaj saj të merret një masë sigurimi në profesion. Të qënit pjesë e qeverisë është më te një çështje politike. Nëse vepra penale është e lidhur me profesionin mund të kërkohet pezullimi i ushtrimit të profesionit”, tha ai.

Sipas tij, pezullimi apo shkarkimi i Ballukut nga detyra mund të ndodhë vetëm nëse ajo ndalohet të ushtrojë funksionet për arsye ligjore ose praktike, një situatë që mund të ngjajë me rastin e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Mund të ndodhë siç u shkarkua Veliaj se nuk shkoi në punë, mund të shkarkohet edhe Balluku pasi nuk mund të shkojë në detyrë jashtë vendit për shembull nëse i hiqet pasaporta”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura