Zuckerberg: Fëmijët nën 13 vjeç, të përdorin Facebook

May 25, 2011 | 17:26

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg është shprehur se do të “luftojë” që të lejojë përdorimin e rrjettit të tij social nga fëmijët nën moshën 13 vjeç, pavarësisht paralajmërimeve se edukimi tyre është në rrezik.

Aktualisht, përdoruesit në Britanië e Madhe nën moshën 13 vjeç janë ndaluar të përdorin faqen e internetiti të Mark Zuckerberg falë një praktike që po zbatohet kohët e fundit.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, limiti i moshës është nën 13 vjeç, kjo e diktuar nga ligjet e projektuar për të mbrojtur fëmijët e vegjël, por krijuesi i Facebook, 27- vjeçari bilioner, Zuckerberg  beson se, në mënyrë që të përfitosh nga përdorimi i faqes së tij, duhet të hiqen kufizimet.

Facebook është sulmuar në mënyrë të përsëritur për sigurinë e dobët që ofron në mbrojtje të të dhënave personale. Sipas specialistëve, ky rrjet social është kthyer në favor të kriminelëve, mashturesve dhe abuzuesve seksual.

Mendohet se në të gjithë botën, nga 600 milionë përdorues që regjistron Facebook, 7 milionë prej tyre janë nën moshën 13 vjeç.

© Panorama.al

Te lidhura