U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit! Autori shpallet në kërkim

Jun 10, 2026 | 11:56

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një person, i dyshuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM), institucion në varësi të Ministrisë së Mjedisit.

1611053162_tiranepolicia11024x576770x433

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të lidhur me largimin nga puna të shtetasit të shpallur në kërkim.

Ai mësohet se ka pritur drejtorin jashtë ambienteve të ministrisë, ku fillimisht ka pasur një debat verbal dhe më pas e ka kanosur dhe goditur me grusht.

Pas incidentit, autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet dhe punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

© Panorama.al

Te lidhura