Zjarri shkatërron sallën e Bordit të Drejtimit të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër

Nov 21, 2011 | 19:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

GJIROKASTER- Një zjarr i fuqishëm, dhe i beftë ka shkatërruar përfundimisht sallën e Bordit të Drejtimit të Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës. Shkaku ka qenë rrjedha e një sasie gazi nga kondicioneri i instaluar në këtë sallë në katin e parë të Korpusit Universitar të Gjirokastrës.

 

Ka qenë ora 14:00 e së hënës kur zjarri shpërtheu rrufeshëm, duke krijuar një zhurmë dhe panik tek dëshmitarët që kanë qenë në katin e parë të Universitetit.

Menjëherë është lajmëruar Reparti Zjarrefikës të cilët kanë mbërritur menjëherë. Ardhja e tyre, ndikoi në fakt, në mos përhapjen e flakëve në ambientet e tjera të katit të parë, ndërkohë që pajisjet e brendshme janë shkatërruar.

Zjarri në fakt, alarmoi studentët e pranishëm në godinën universitare të cilët kanë lënë mësimin menjëherë.

Sipas grupit hetimor të mbërritur në vendngjarje, zjarri i rënë, e kishte origjinën nga gazi i çliruar nga kondicioneri, ndërkaq që nuk dihet se kush e ka provokuar shkëndijën, por besohet se një duhanpirës.

Piro Nase

© Panorama.al

Te lidhura