Zjarret godasin edhe Izraelin, dëme katastrofike në Bregun Perëndimor! Evakuohen vendbanimet izraelite, efektivë të plagosur

Jul 19, 2026 | 9:14

Zjarre të shumta shpërthyen në Bregun Perëndimor verior të shtunën, duke detyruar evakuimin e një vendbanimi izraelit dhe duke plagosur të paktën dy zjarrfikës, thanë policia dhe shërbimet e shpëtimit izraelite.

izrael zjarre

Zjarri shpërtheu herët në pasdite në perëndim të qytetit palestinez Nablus, në vendbanimin izraelit Kedumim, ku u evakuuan dy lagje.

Më pas u përhap në vendbanimin fqinj Havat Gilad, i cili gjithashtu u evakuua.

Zjarrfikësit dhe punonjësit e shpëtimit mbërritën në vendngjarje nga disa pjesë të Izraelit dhe luftuan me flakët. Shërbimet izraelite thanë se dy zjarrfikës u plagosën dhe një numër i paspecifikuar i të tjerëve u dërguan në spital.

Një helikopter zbulues dhe tetë avionë zjarrfikës u përfshinë në operacionin e shuarjes së zjarrit. Trembëdhjetë shtëpi dhe një depo druri u shkatërruan.

Havat Gilad është një vendbanim i themeluar në vitin 2002 dhe i legalizuar nga qeveria izraelite në vitin 2018. Vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Në një deklaratë të përbashkët sonte, policia dhe departamenti i zjarrfikësve thanë se kishin nisur një hetim mbi rrethanat në të cilat filloi zjarri. Zjarrfikësit do të qëndrojnë në zonë “derisa të gjitha zjarret të shuhen plotësisht”, shtuan ata.

Zjarret në pyje shpërthyen gjithashtu më herët gjatë pasdites pranë vendbanimeve izraelite të Simsit dhe Kfar Vrandim, si dhe në malin Tabor.

Vonë sonte, Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit raportoi se zjarrfikësit i kanë vënë nën kontroll të gjitha zjarret në Izraelin verior.

© Panorama.al

Te lidhura