Luajti dy ndeshje gjatë Botërorit, rekordmenët e Gjermanisë kërkojnë nënshkrimin me mesfushorin

Jul 19, 2026 | 17:16

Bajerni po kërkon ta shndërroj huazimin e Bara Sapoko Ndiajes në një transferim të përhershëm, por përballet me konkurrencë nga klube të tjera.

ndiajePasi Bara Sapoko Ndiaje la përshtypje gjatë periudhës së huazimit nga Gambinos Stars në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, Bajerni tani po synon ta transferoj përfundimisht mesfushorin 18 vjeçar.

Sipas raportimeve, Bajerni ka nisur bisedimet me Gambinos Stars për një marrëveshje të përhershme për mesfushorin e ri. Edhe pse Bajerni ka një partneritet me klubin gambian, negociatat nuk pritet të jenë të thjeshta.

Ndiaje ka tërhequr gjithashtu interesimin e klubeve të tjera, por reprezentuesi i Senegalit raportohet se dëshiron të vazhdojë të qëndrojë te Bajerni. Mesfushori zhvilloi 4 paraqitje me fanellën e bavarezëve gjatë periudhës të huazimit.

Gjatë këtij Botërori luajti dy ndeshje me Senegalin kundër SHBA dhe Belgjikës, ndërsa kundër Arabisë, Francës, Norvegjisë dhe Irakut nuk mori minuta duke e ndjekur ndeshjen nga stoli.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura