Spanja shpallet kampione e Botës për herë të dytë në histori, pas asaj në vitin 2010.

FIFA do t’i japë RFEF-së 50 milionë dollarë (pak më pak se 44 milionë euro) për turneun e zhvilluar dhe fitimin e Botërorit. Kapitenët kanë ranë dakord me Federatën që përqindja e bonusit do të arrijë në 45%. 45% është afërsisht 19.67 milionë euro, dhe kjo shumë, e pjesëtuar me 26 i bie rreth 756,000 euro bruto për secilin nga 26 lojtarët e Kombëtares Spanjolle.
Pjesëmarrja e La Rojas në këtë Kupë Bote është historike, dhe kjo reflektohet jo vetëm në fushë, por edhe në arkën e Federatës. Lojtarëve u garantohet një shumë rekord (FIFA e ka rritur çmimin me 50% këtë vit), dhe kështu është edhe RFEF (Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit). Federata merr pjesën më të madhe të fondeve dhe do ta përdorë këtë nxitje financiare, ndër të tjera, për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit të bëra gjatë pjesëmarrjes së tyre në këtë Kupë Bote.
© Panorama.al











