Një person mbeti i vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur, kur një shpërthim ndodhi në një impiant nuklear në jug të Francës, në pronësi të gjigandit “Electricite de France SA”. Një furrë e përdorur për të shkrirë materiale me nivel të ulët radioaktiviteti shpërtheu, duke u bërë shkaku i flakëve në impiant. EDF konfirmo shpërthimin në furrën e djegies, e cila nuk prodhon elektricitet, por tha se nuk ka rrjedhje radioaktive apo kimike. Ekspertët në Francë i vunë shumë shpejt nën kontroll flakët. “Nuk ka rreziqe kimike apo nukleare ndërkohë që po flasim”, tha zëdhënësi i ministrit francez të Industrisë, Erik Beson. “Është një aksident industrial, por jo nuklear”, shtoi ai. Djegiet në furrë kanë pasur humbje radioaktive të një niveli të ulët, si copëza gome apo metali. Zjarri rihapi debatin për masa shtesë sigurie që industria nukleare ka nevojë të marrë. Ambientalistët e “Greenpeace” thanë se Franca nuk e ka marrë mësimin nga Fukushima.











