
TIRANË- Një familje është shuar në kryeqytet kur banesa e tyre u përfshi nga flakët. Tragjedia ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një apartament, në katin e tretë të një pallati në rrugën “Hoxha Tahsim”.
Sipas të dhenave të para mësohet se viktima kanë mbetur burrë e grua së bashku me vajzën e tyre të vogël, të cilët nuk mundën të shpëtonin në kohë nga flakët.
Genc, Florida Spahiu, te dy 35 vjecare dhe vajza e tyre 4-vjeçare Jona, nuk mundën të dilnin në kohë nga banesa dhe humbën jetën te asfiksuar nga gazi dhe tymrat.
Ndërhyrja e zjarrfikëseve arriti të shpëtonte vajzën e dytë të mitur të çiftit, 3-vjeçaren Dea Spahiu.
Sipas ekspertizes, zjarri ka marre shkas nga nje shkendije elektrike ne prizen e kondicionerit, qe me pas ka provokuar edhe shperthimin e nje bombole gazi.
© Panorama.al











