Zjarr në banesë, plagoset familjari në Shkodër

Jan 9, 2012 | 9:25

SHKODËR- Një person është lënduar nga flakët e zjarrit, që shpërtheu në banesën e tij. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen “Xhabije” të Shkodrës në banesën e familjes Avdiu.

Nuk ka ende të dhëna rreth shkakut të zjarrit, ndërkohë që në vend mbërritën forca të zjarrfikëses, që punuan për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve.

Pjesëtari i familjes që u dëmtua nga zjarri u transportua me urgjencë në spital dhe po mjekohet për djegiet, por për fat sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. Grupi i ekspertëve ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

© Panorama.al

Te lidhura