Zjarr në autobusin me turistë shqiptarë në Selanik

Jul 4, 2012 | 9:59

SELANIK- Një zjarr ka përfshirë sot në mëngjes një autobus me turistë shqiptarë në Greqi.  Zjarri ka shpërthyer rreth orës 8:15, në momentin që autobusi ishte duke lëvizur në autostradën e Selanikut.

Sipas raportimeve të mediave greke në autobus ndodheshin 7 persona, duke përfshirë edhe shoferin, të gjithë shqiptarë. Asnjëri prej udhëtarëve nuk ka mbetur i lënduar.

Ende nuk ka të dhëna të plota për shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit, por nga hetimet paraprake mësohet se shkak mund të jetë bërë një defekt në motorrin e autobusit. Autobusi është djegur plotësisht.

© Panorama.al

Te lidhura