Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka zgjedhur ditën e sotme sekretarët e rinj ku ndër më të votuari ka rezultuar Damian Gjiknuri dhe më pak i votuari, Erion Veliaj.
Si Sekretar organizativ i PS është zgjedhur, Blendi Klosi i cili siguroi 157 vota. Sekretar për çështjet ligjore, Damian Gjiknuri me 172 vota pro. Sekretar për programin, Ilir Beqja me 159 vota. Sekretar për pushtetin vendor, një strukturrë e re, është zgjedhur Bashkim Fino, me 163 vota pro. Sekretar për sipërmarrjen dhe grupet e interesit, një tjetër strukturë e re, është zgjedhur, Arben Ahmetaj, me 145 vota pro. Sekretar për burimet njerëzore, Armando Subashi, me 146 vota. Sekretar për emigracionin dhe rininë, Erjon Veliaj, me 132 vota. Sekretar për koalicionin është zgjedhur, Ndre Legisi me 150 vota pro dhe Sekretar për koordinimin, Fatmir Xhafaj, me 159 vota.
Damian Gjiknuri ka zëvendësuar një nga zërat kritikë të kreut Socialiste, Edi Rama brenda PS-së, Kastriot Islami. Et’hem Ruka është një tjetër emër që është zëvendësuar nga, Armando Subashi











