Kufijtë? Haxhinasto: Askush mos shqetësohet

Mar 23, 2011 | 10:04

Numri dy i qeverise, njeheresh ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto ka kerkuar qe investitoret gjermane ta shohin tregun shqiptar ne nivel rajonal, duke theksuar se per për zgjerimin e kufijve nuk duhet te zgjerohet askush. Deklarata eshte bere ne mbyllje te vizites se tij dy ditore në kryeqytetin e Shtetit të Lirë të Bavarisë për të marrë pjesë në Ditën Ekonomike të Shqipërisë. Ne nje interviste per Deutsche Welle, Haxhinasto ka sqaruar se proceset integruese jane proceset me te natyrshme te rajonit.

“Nuk ka pse të shqetësohet askush. Proceset integruese janë proceset më të natyrshme të rajonit, janë pikërisht ato procese që i bëjnë kufijtë të pavlerë, që rrisin bashkëpunimin, krijojnë mundësitë e lëvizjes së lirë në rajon, krijojnë një zonë të lirë ekonomike dhe shkëmbimesh në një infrastrukturë të përbashkët. Për këtë po flasim ne në Shqipëri, këtë po përpiqemi të realizojmë çdo ditë, kjo është fryma e Bashkimit Evropian dhe besoj që gjithkush duhet ta mirëkuptojë këtë gjë dhe askush të mos frikësohet”- ka thene ai ne pergjigje te pyetjes, se bere per nje ‘frike te zgjerimit të kufijve të Shqipërisë, qe duket se nuk është zhdukur përfundimisht’.

Haxhinasto u takua të martën edhe me ministren bavareze për Evropën, Emilia Mueller (CSU) si dhe kryetaren e Parlamentit të Bavarisë, Barbara Stamm (CSU). Të hënën ai bëri një vizitë edhe në katedrën e Albanologjisë në Munih.

© Panorama.al

Te lidhura