ODIHR nis misionin,vëzhguesit 8 javë në Shqipëri

Mar 29, 2011 | 14:34

TIRANË-Vëzhgim korrekt, paanshmëri dhe monitorim i mediave gjatë procesit zgjedhor. Për 8 javë me radhë, 39 eksperte të angazhuar nga ODIHR-i do të jenë në terren për ndjekjen nga afër të procesit zgjedhor për pushtetin vendor në Shqipëri. Gjatë një konference për mediat, përfaqësuesi Jonathan Stonestreet ka vlerësuar si element thelbësor të vëzhguesve paanshmërinë.

Duke përshëndetur ftesën e qeverisë për vëzhgimin e zgjedhjeve, ai njoftoi se do të vëzhgohet edhe administrata zgjedhore, në përmbushje të detyrimeve dhe rekomandimeve për realizmin e zgjehdjeve të lira e të ndershme, në përputhje të standardeve të kërkuara. Ai ka bere me dije se do të hartohen dy raporte të parakohshme të cilat do të botohen në faqen zyrtare të OSBE para 8 majit si dhe një raport përfundimtar pas zgjedhjeve vendore.

“Nuk kemi inters për asnjë faktor politik, por jemi shumë të interesuar për rezultatet e zgjedhjeve, të cilat duhet të jenë të ndershme.”- tha ai.

Duke nisur që me fillimin e misionit të tyre, vezhguesit do të kenë takime të vazhdueshme në nivelin qendror e lokal, në 384 njësitë e qeverive vendore si dhe takime me liderët e partive politike. Gjate gjithe kesaj kohe do te shikohet edhe menyra e bashkepunimit te partive me KQZ-se dhe angazhimin e saj per nje fushate te qete.

© Panorama.al

Te lidhura