TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është takuar sot paradite me kreun e prezences së OSBE-së, të akredituar në vendin tone , Eugen Wolfarth.
Takimi, mbajtur me dyer te mbylluar, e larg vemendjes se mediave mesohet se ka ne qender te tij zgjedhjet e pushtetit vendor te 8 majit.
Burime, jo zyrtare bejne me dije se ne takim bisedohet per situaten politike ne vend ne prag te zgjedhjeve lokale dhe puna per pergatitjen e tyre.
Wolfarth, si edhe nderkomebtare te tjere ka përsëritur disa here apelin drejtuar politikes shqiptare per zgjedhje te lira, te ndershme e korrekte, duke kerkuar nga palet e ne menyre te vecante nga opozita pergatitje serioze dhe fushate aktive per 8 majin.











