TIRANE- Partia Demokratike do të mbajë mitingun e saj përmbyllës për fushatën e zgjedhjeve vendore ditën e premte.
Policia e Tiranës njoftoi për kërkesën e PD-së. Në njoftim thuhet se PD-ja ka kërkuar që mitingu i saj përmbyllës të mbahet më 6 maj ora 19.00’ deri në 21.00’ në Sheshin “Nënë Tereza”.
Sipas policisë edhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ka depozituar kërkesën e saj zyrtare, për mbajtjen e mitingut përmbyllës më 5 maj, ora 18.00’ deri më 20.00’ në Sheshin “Nënë Tereza” Tiranë.
Policia garantoi marrjen e masave për garantimin e sigurisë dhe të rendit publik për zhvillimin normal të tubimeve, ndërsa njoftoi ndalimin e qarkullimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura e Dajtit deri në Sheshin “Nënë Tereza”në këto data gjatë zhvillimit të tubimeve.
© Panorama.al











