Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit! Kreu i KQZ thirrje qytetarëve të denoncojnë parregullsitë që mund të shfaqen gjatë procesit të votimit!

May 10, 2025 | 21:07

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë parregullsitë që mund të shfaqen nesër gjatë procesit të votimit, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

celi

Përmes një postimi në Facebook Celibashi thekson se qytetarët mund të denoncojnë dhe gjurmojnë  lehtësisht dhe në mënyrë konfidenciale përmes platformës së përditësuar online, në linkun këtu.

Postimi i plotë

Jeni dëshmitar i ndonjë parregullsie gjatë zgjedhjeve?

Tani mund ta denonconi dhe gjurmoni lehtësisht dhe në mënyrë konfidenciale përmes platformës sonë të përditësuar online.

Kjo iniciativë synon të forcojë transparencën dhe të rrisë efikasitetin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore, duke i dhënë qytetarëve një rol aktiv në mbrojtjen e procesit demokratik.

© Panorama.al

Te lidhura