Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke pretenduar se ata drejtojnë një “organizatë të strukturuar kriminale” brenda qeverisë shqiptare.
Berisha pretendon gjithashtu se kryeministri Rama jo vetëm që po përgatit largimin e Ballukut nga Shqipëria, por po mendon edhe mundësinë e largimit të tij nga vendi për të kërkuar azil.
Ai u bëri thirrje vendeve partnere të Shqipërisë që të mos pranojnë asnjë kërkesë për azil politik nga zyrtarët e lartë shqiptarë.
“Ai është marrë me azilin e Lubi Ballukut, kjo është e vërteta. E vërteta tjetër është se dosjet e shqyrtuara gjatë kësaj periudhe dëshmojnë se Lubi Balluku dhe Edi Rama janë bashkëkryetar jo të një grupi të strukturuar kriminal, por të një organizate të strukturuar kriminale ne qeverinë shqiptare. Por a po mendon edhe Rama për kokën e tij për tu larguar? Pa asnjë dyshim që po, po mendon dhe unë po e ndjek dhe opozita është e gatshme dhe i bën thirrje vendeve me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie të refuzojnë cdo kërkesa për azil politik të cilido qeveritari apo politikani shqiptar, në mënyrë të prere kryeministrit Rama dhe ministrave të tij”, tha kreu i PD ne konference me gazetaret.
© Panorama.al












