Tentoi të vriste një person, arrestohet pas tre vitesh 41-vjeçari

Jun 23, 2026 | 12:22

Një 41-vjeçar nga Shijaku është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në vitin 2023.

makine-policie

Ai ishte në kërkim pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në Shijak, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin A. Ç.

Ndaj tij gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurisë arrest në burg për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë:

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 1 shtetas të dyshuar për tentativë për vrasje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 08.06.2023, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për shtetasin:

-E. H., 41 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në Shijak, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin A. Ç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura