Në janar çelet fushata për zgjedhjet e reja të rektoreve në universitete. Tashmë kanë nisur diskutimet për kandidaturat. Pjesë e garës, sipas ligjit, mund të jenë edhe rektorët aktualë. Me ndryshimet e fundit të bëra në ligjin për arsimin e lartë, këta të fundit favorizohen. Përpara se të miratoheshin, ligji parashikonte mosrikandidimin e menjëhershëm të autoriteteve drejtuese. Kjo pjesë është konsideruar kufizim i panevojshëm prej grupit që hartoi propozimet për ndryshimin e ligjit. Mandatet për shumicën e rektorëve të universiteteve janë dhënë katër vite më parë, në janarin e vitit 2008. Kështu, sipas legjislacionit në fuqi, zgjedhjet mund të zhvillohen deri në janar të vitit 2012, kjo duke qenë avangardë me ligjin dhe rregullat. Menjëherë pas rakordimit të datës së çeljes së fushatës zgjedhore në universitete dhe caktimit të datës nga kreu i arsimit, të gjitha universitetet e vendit mbledhin senatet ku shqyrtojnë gjithçka nevoj-itet për procesin, si dhe duke miratuar rregulloren. Çdo senat, sipas rregullit, miraton rregulloren për universitetin përkatës. Ndërkaq, kandidaturat kryesore për mbajtjen e një posti të tillë do të jenë rektorët aktualë të votuar në fushatën e fundit me shumicën e votave.











