Janë zbardhur 3 variantet e propozuara nga KQZ për votimin dhe numërimin elektronik, të cilat u janë dërguar për konsultim partive politike.

Administrata e KQZ ka propozuar që votimi dhe numërimi elektronik të zhvillohet në disa njësi administrative, që ofrojnë avantazhe logjistike në menaxhimin si dhe votuesit janë të familjarizuar me këtë proces votimi.
Në variantin e parë, KQZ propozon zbatimin në Njësinë Administrative Nr.1, Nr.3, Nr.5, Nr.8, Nr.9, Nr.10 të Bashkisë Tiranë, si dhe në njësitë Administative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë.
Në variantin e dytë, propozohet që votimi dhe numërimi elektronik të zbatohet në Njësinë Administrative Nr.2, Nr.3, Nr.5, Nr.9, Nr.10 të Bashkisë Tiranë, si dhe në njësitë administative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë.
Ndërkohë që në variantin e tretë, KQZ propozon që teknologjia në zgjedhje të zbatohet në Njësinë Administrative nr.5 dhe Nr.10 të Bashkisë Tiranë, në njësitë administative Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë, si dhe në Rajonet 1, 2, 3, 4, 5 të Bashkisë Durrës.
Këto skenarë i janë dërguar zyrtarisht partive politike për konsutime.
Skenari 1
| Bashkitë | Njesia administrative | KZAZ-të | Numri i QV-ve |
| Tiranë | Nr. 1 | 32 | 56 |
| Nr. 3 | 34 | 52 | |
| Nr. 5 | 36 | 94 | |
| Nr. 8 | 39 | 51 | |
| Nr. 9 | 40 | 70 | |
| Nr.10 | 41 | 31 | |
| Vorë | Bërxull | 27 | 12 |
| Prezë | 7 | ||
| Vorë | 25 | ||
| Totali QV | 398 |
Skenari 2:
| Bashkitë | Njesia administrative | KZAZ-të | Numri i QV-ve |
| Tiranë | Nr. 2 | 33 | 90 |
| Nr. 3 | 34 | 52 | |
| Nr. 5 | 36 | 94 | |
| Nr. 9 | 40 | 70 | |
| Nr.10 | 41 | 31 | |
| Vorë | Bërxull | 27 | 12 |
| Prezë | 7 | ||
| Vorë | 25 | ||
| Totali QV | 381 |
Skenari 3:
| Bashkitë | Njesia administrative | KZAZ | Numri i Qv |
| Tiranë | Nr. 5 | 36 | 94 |
| Nr.10 | 41 | 31 | |
| Vorë | Bërxull | 27 | 12 |
| Prezë | 7 | ||
| Vorë | 25 | ||
| Durrës | Durrës R1-Durrës R5 | 23 | 81 |
| 24 | 77 | ||
| 25 | 74 | ||
| Total |
© Panorama.al










