Rekordi/ Herri Kejn, në të njëjtin nivel me Geri Linekerin

Jun 19, 2026 | 22:32

Herri Kejn vazhdoi të shkruajë histori me Anglinë në ndeshjen spektakolare ndaj Kroacisë, duke barazuar rekordin e Ger Lineker për numrin më të madh të golave të shënuar nga një futbollist anglez në Kupat e Botës.

lineker

Kapiteni i “Tre Luanëve” kaloi fillimisht në qendër të vëmendjes pas një penalltie të fituar nga Madueke, i cili u ndal në mënyrë të parregullt nga Modriç brenda zonës.

Gjithashtu, pas barazimit 2-2, Kejn u rikthye sërish në skenë pak para pushimit, kur shënoi me kokë pas një krosimi të saktë, duke rikthyer avantazhin e anglezëve. Pikërisht ky gol kishte peshë të veçantë, pasi e çoi sulmuesin anglez në kuotën e 10 golave në Botëror, duke barazuar rekordin historik të Lineker.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura