Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama prezanton Erion Braçen para strukturave të PS si përgjegjës në njësinë 5 në Tiranë

Jan 27, 2025 | 18:20

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot para strukturave të Partisë Socialiste, Erion Braçen, si përgjegjës të PS për njesinë numër 5 në Tiranë.

edi rama (3)

Burime për News 24 bëjnë me dije se pas largimit nga Divjaka, Braçe do të jetë i deleguar në Njësinë 5, e cila do të jetë zona e tij e re e përgjegjësisë organizative dhe politike.

Prezantimi u bë gjatë një aktiviteti që u zhvillua në ambientet e Art Turbinës.

Ky ndryshim vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku pritet që Braçe të luajë një rol kyç në mobilizimin e strukturave të PS-së në këtë njësi.

Pas takimit të prezantimit të Braçes, kryesocialisti Rama do të zhvillojë një tjetër takim me strukturat e PS-së së Tiranës, duke vijuar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.

© Panorama.al

Te lidhura