Zgjedhjet e 11 majit/ Rama gati për fushatën elektorale: Këtë herë do ta tundim, do kemi një fitore spektakolare!

Feb 20, 2025 | 9:25

Në rubrikën “SY m’SY” në rrjetin e tij social Facebook kryeministri Edi Rama njoftoi se për pak ditë Partia Socialiste do të dalë në terren dhe do të zhvillojë takime me qytetarët e Shqipërisë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Rama foli me bindje se edhe këtë herë PS do të fitojë bindshëm.

Këtë herë do ta tundim dhe do kemi një fitore spektakolare dhe do t’i japim mësim çdokujt për ta çuar flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit atje në BE. Dhe mos harroni Albania në tryezat e BE-së”, tha kryeministri Edi Rama.

Rama: Për pak ditë, për pak kohë, akoma s’e kemi caktuar datën, fillojmë maratonën ‘’Sy m’sy’’. Maratona “Sy m’sy’’ është kudo, është këtu, është atje, është andej, është këtej, është në fshat, është në qytet, është në rrugë, është në kafe, në majë të malit, është buzë detit, është buzë lumit, do jetë e bukur shumë. Do jetë shumë e bukur maratona drejt 11 majit dhe do kemi edhe atë argëtimin përkatës patjetër, se janë ca që thonë “ça do nxjerrësh këtë herë’’, se një herë me tepsi, një herë me tallava, një herë më kështu e një herë me ashtu.

Gjithmonë ka edhe në fund të ditës, jeta politike e njerëzve nuk mund të jetë vetëm dërr-dërr-dërr e mërzi, mërzi po ka dhe këtë pjesë dhe prandaj kush është në Partinë Socialiste, kush është patronazhist, kush është aktivist, kush është pjesë e kësaj familjes sonë, në këtë fazë kur fillon ndeshja ka mundësinë që të hyjë në një tjetër shpejtësi, në një tjetër psikologji dhe vërtetë është edhe kënaqësi.

Është kënaqësi kështu që përfshihuni, përfshihuni se është edhe kënaqësi, është vërtetë si një ndeshje nga ato që shohim kur nuk jemi vërtetë lojtarë po këtu je edhe në fushë, edhe këtë herë do ta tundim. Do ta tundim dhe do kemi një fitore spektakolare edhe do t’i japim një mësim shembullor shumëkujt.

Shumëkujt do t’i japim një mësim shembullor, por gjithmonë jo për të marrë hak me askënd, po për të bërë një Shqipëri më të mirë dhe për ta çuar atë flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit atje në rreshtin e 27 vendeve.

I 28-ti ky, po i pari se e kemi me A edhe mos harroni një fiksim, Albania tek tryeza e Këshillit Evropain. Albania for ever! Albania se s’ka tjetër. 

© Panorama.al

Te lidhura