Zgjedhjet e 11 majit, Gjekmarkaj takim me emigrantët shqiptarë në Itali: Të gjithë duan të kontribuojnë në ndryshim, si një akt dashurie dhe përgjegjësie për vendin

Feb 4, 2025 | 12:34

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, së bashku me përfaqësues të kësaj force politike në Itali, kanë zhvilluar një takim me emigrantët në shtetin fqinj.

476043482_929939345983883_6741991208663861944_n

Gjekmarkaj shprehet se të gjithë kanë dëshirë të kontribuojnë për ndryshim, si një akt dashurie dhe përgjegjësie ndaj vendit.

“Me 11 Maj, Diaspora e gjitha do të ngrihet në lartësinë ku momenti historik e thërret! Fitore”, thekson ai në një postim në Facebook.

Postimi

Një takim mbresëlënës së bashku me z.Bardhok Doda, Koordinator i PD-së për Italinë, z.Aleks Gjonajn, Kryetar i PD-së për Marinon, z. Dritan Beqirin, Kryetar i PD-së për Viterbon, me komunitetin e lezhjanëve e të Malësisë së Madhe në qytetin historik te Marinos pranë Romës!

Të gjithë me një dëshirë për të kontribuar për ndryshimin si akt dashurie e përgjegjësie për vendin tonë!

Qytetarë dinjitoz në Itali, punëtorë e të ndershëm, shembull integrimi e të arritjeve përmes punës, të vetëdijshëm për peshën e votës duan të kontribuojnë për rrotacionin politik, për një Shqipëri normale për vete e të afërmit e tyre në Atdhe!

Pasardhës të Dedë Gjo Lulit, Bec Patanit, Prek Calit, Llesh Marashit e shumë të tjerve patriotë shqiptarë që luftuan e u sakrifikuan për vlera e virtyte, për patriotizëm, e mbi të gjitha, për Shqipërinë që nuk mund të pranojnë që vendi, të shkretohet, që populli i saj të jetë i gjithi disaporë nga qeverisja e keqe socialiste dhe shefi i saj kaq i akuzuar Edi Rama, që prindërit e tyre të zhyten në mjerimin e pensioneve të vjedhura nga skandalet e shumta!

Ndonëse procedurat e regjistrimit në KQZ janë shndërruar në kalvar e refuzime pa shkak, duke patur të gjithë dokumentet në rregull secili prej tyre shprehu gadishmëri për të insistuar dhe votuar PD!

Me 11 Maj, Diaspora e gjitha do të ngrihet në lartësinë ku momenti historik e thërret! Fitore

© Panorama.al

Te lidhura