Zgjedhjet, KE: Ankimimi, transparent e i pavarur

May 24, 2011 | 14:43

Zëdhënësja e Komisionerit të KE-së, Natasha Butler, duke e cilesuar ende te paperfunduar procesin zgjedhor,  ka deklaruar sot se gjithçka po ndiqet me vemendje, duke bere apel per transparence gjate procesit te apelimit te rezultatit.

Gjate nje deklarate per mediat, Butler theksoi se ky proces duhet te bëhet në mënyrë transparente dhe të pavarur.

“Procesi i apelimit duhet të bëhet në mënyrë komplet të pavarur dhe transparante. Procesi i apelimit të përmbushë kornizën ligjore në Shqipëri. Eshtë me rëndësi që zgjidhjet ligjore të gjenden për çeshtje që nuk janë të mbuluara nga baza ligjore dhe janë të hapura për intepretime. I bëjme thirrje lidereve te politikes ne Shqiperi që të gjejne zgjidhje konsensuale për këto çështje”- ka thene ajo.

Sipas saj per nje vleresim te zgjedhjeve vendore ne Shqiperi do te pritet raporti i OSBE/ODIHR-it, që pritet të dalë pas 1 muaji e gjysëm. Ajo ritheksoi edhe njehere ate qe gjithe nderkombetaret kane deklaruar prere ne çdo takim te zhvilluar tek ne. “Standardet e zgjedhjeve jane kusht themelor për integrimin e Shqipërisë në BE”.

© Panorama.al

Te lidhura