Zgjedhjet, Berluskoni humb Milanon e Napolin

May 30, 2011 | 19:17
MILANO, festa per fitoren e Pisapia

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka pësuar një rënie të madhe pas dy ditëve të zgjedhjeve lokale në Itali, ku sipas rezulotateve të pjesëshme ka humbur dy nga bastionet e tij, Milanon dhe Napolin.

Pas numërimit të pothuajse gjysmës së qendrave të votimit, kandidatja e Berluskonit, kryetarja aktuale e Milanos, Leticia Morati, thuhet se ka fituar 45% të votave gjatë balotazhit kundër Xhuliano Pisapia të qendrës së majtë i cili sipas mediave italiane është fitues.

Në balotazhin për Napolin, kandidati i majtë, Luigji de Magistris, sipas shifrave të para, po udhëheq me 65% ndaj kandidatit të Berluskonit, Xhani Leterieri i cili thuhet se ka fituar vetëm 35% të votave.

Pas tronditjeve të fundit lidhur me skandalet seksuale ku është përfshirë kryeministri italian, Berluskoni, humbja e Milanos dhe Napolit ëhstë një tjetër goditje e fortë që i jepet pushtetit të B Berluskonit

© Panorama.al

Te lidhura