Berisha dhe Stonestreet vlerësojnë zgjedhjet

May 20, 2011 | 16:18

TIRANE- Kryeministri, Sali Berisha dhe kreu i Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR, Jonathan Stonestreet vlerësuan ecurinë e qetë dhe pa asnjë incident të procesit zgjedhor gjatë ditës së zgjedhjeve, si dhe saktesinë e transparencën e procesit të numerimit.

Gjatë një takimi që kreu i misionit të OSBE/ODIHR  pati me kryeministrin Berisha, theksoi se gjatë këtyre zgjedhjeve janë bërë përmirësime në aspektin e përdorimit të burimeve të adminstratës publike, krahasuar me zgjedhjet e shkuara, ndërsa vlerësoi dhe sjelljen tërësisht profesionale dhe të paanshme të Policisë së Shtetit gjatë gjithë procesit.

Berisha dhe Stonestreet theksuan rëndësinë e fillimit sa më shpejt të reformës zgjedhore si dhe adresimin e të gjitha rekomandimeve të mëparshme si dhe atyre që do të dalin nga raporti i ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 8 majit, me qëlllim, konsolidimin e një procesi zgjedhor sa më efikas dhe garantues për zgjedhje të lira e të ndershme sipas standardeve evropiane.

Stonestreet theksoi se Misioni i OSBE/ODIHR do të  ndjekë të gjitha fazat e procesit zgjedhor deri në përmbylljen e plotë të tij.

© Panorama.al

Te lidhura