Zgjedhjet, ambasadori i BE-së takon Ramën

Mar 28, 2011 | 12:20

TIRANË- Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi është ndalur sot në selinë e PS-së, për t’u takuar me kreun e saj, Edi Rama. Takimi, që bëhet jashtë vëmendjes së medias mësohet se ka në qendër të tij situatën parazgjedhore, në prag të 8 majit. Ndërkohë që sot është afati i fundit i regjistrimit të kandidatëve në KQZ, Partia Socialiste nuk ka mbyllur ende listën zyrtare të kandidatëve të saj në bashkitë dhe komunat e vendit.

Ajo ka njoftuar se do të mbledhë sot në mesditë kryesinë për të saktësuar e më pas bërë publike listën e garuesve të saj në zgjedhjet për pushtetin vendor. Deri me dje, te njohur jane bere vetem ata kandidate qe kane marre miratimin e strukturave ne baze, nderkohe qe per te tjerat vete Rama deklaroi mbreme se kishte pasur veshtiresi ne perzgjedhje.

© Panorama.al

Te lidhura